Fletë nga ditari politik i një emiganti, Merxhan Jakupi: a do shpërbëhet Maqedonia?!

Merxhan Jakupi është një emigrant tetovar me banim në Zvicër. Edhe pse një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në emigrimin, pra jashtë vendlindjes, tokës së tij, ai gjithnjë ka jetuar me hallet e dertet e atyshme, të bashkëkombësve.

Dhe mbajtja e shënimeve në formë ditari politik, për çfarë e ka shqetësuar, dje dhe sot, i është shndërruar në një formë komunikimi botën përreth. Dhe ne zgjedhim të publikojmë disa prej këtyre fletë-ditarëve, në respekt dhe vlerësim për “pagjumësinë” e tij karshi çdo zhvillimi që ka në qendër truallin ku u lind…           

A do të ndodhë shpërbërja e Maqedonisë?!

Pas shembjes rënies së komunizmit dhe përfundimit të luftës së ftohtë me substancë ideologjike, e cila e ndau globin në dy pjesë me kahje të kundërta në bazë sistemesh politike, filloi gjithashtu dhe shpërbërja e Jugosllavisë së Titos, që pasoi me luftëra të tmerrshme brenda hapësirës jugosllave.

Në këto kushte, udhëheqësit dhe politikanët e lartë evropiane dhe të SHBA-ve u përpoqën të dalin me një plan paqeje. Projekti i tyre i përbashkët për të ndaluar gjenocidin, shfarosjen në masë dhe masakrat e llojllojta u emërtuar si “Plani A”.

Dhe ky plan kishte si synim ndryshimin njëherë e përgjithmonë të kufijve në Ballkan.

Sllovenia kishte shpallur pavarësinë. Një pjesë e kroatëve të Bosnjës iu bashkëngjiten shtetit amë, Kroacisë. Serbët e Bosnjës do ecnin sigurisht në të njëjtën rrugë duke iu bashkangjitur Serbisë. E sakaq, myslimanët e Bosnjës të mbetur si sandviç mes Kroacisë dhe Serbisë, do detyroheshin të krijonin një shtet më vete për t`u mbrojtur.

Në jug, Kosova ishte në valën e kërkesës për t`u pavarësuar nga pushteti serb që e kishte mbi krye, me prirjen për të formuar një republikë më vete, kërkese që datonte që në fillim të viteve `80, por që me rënien e komunizmit morri dhe kahje drejt një shteti të pavarur. Prirja e natyrshme për bashkim me Shqipërinë mbeti në frymë, por nuk pati kurajon të artikulohej kurrë zyrtarisht. As sot.

Dhe vijmë në Maqedoni, ku realiteti i atyshëm ndëretnik është mjaft delikat: nje shtet që ndahet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por që pretendohet si nga Bullgaria ashtu  dhe nga Greqia; që do të thotë pra se në rast lufte në terma nacionalistë , eskalimi i dhunës do ishte i tmerrshëm, ngjashëm me luftërat e tjera.

Por pasi që dështoi “Plani A” për ndryshim kufijsh, meqë luftërat dhe viktimat nuk u shmangën dot, erdhi “Plani B” për mos ndryshim kufijsh. Dhe ky plan i ra për hise Maqedonisë, por që sërish konfliktet dhe trazirat nuk u shmangën dot…

Dhe sot ende vijon dilema nëse Maqedonia do shpërbëhet, derisa vendi nuk i ka zgjidhur përfundimisht çështjet ndëretnike, që gjithnjë mbeten të nxehta.

Lajme të ngjashme

Back to top button