Di Maria i jep lamtumirë Unitedit

Anësori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria ka arritur marrëveshje personale me skuadrën franceze, PSG.

Metro shkruan se lojtari është i dëshpëruar me sezonin e tij të parë në United dhe sheh shumë vështirësi që të jetë standard edhe këtë edicion, pas përforcimeve që ka sjell Van Gaal.

Që marrëveshja të zyrtarizohet, duhet që edhe të dy skuadrat të arrijnë marrëveshje, çka do të jetë shumë e vështirë pasi vlera e Di Marias është shumë e lartë.

Di Maria vetëm një vit më parë i kushtoj Manchester Unitedit 75 milionë euro, kur u transferua nga skuadra spanjolle Real Madrid.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button