Sulm terrorist në Suruç të Turqisë, 27 të vdekur dhe 100 të palgosur

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë në një deklaratë për mediat ka thënë se në shpërthimin e ndodhur në qytetin kufitarë me Sirinë, Suruç të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 perosna janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se në Suruç sot rreth orës 12:00 sipas orës lokale ka ndodhur një shpërthim nga i cili të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë në deklaratë thuhet gjithashtu se mjekimi i rreth 100 personave të plagosur po vazhdon në spitalet e këtij qyteti.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka deklaruar gjithashtu se ka dërguar një ekip drejt qytetit Suruç për të kryer hetimet e nevojshme në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Qyteti turk Suruç është i vendosur në rajonin jugorë të qytetit Sanliurfa dhe pranë kufirit sirian dhe qytetit sirian Kobani.

Qyteti i cili po përballet me një fluks shumë të madh refugjatësh nga Siria që nga fillimii konlfiktit në Siri ndodhet nën masa më të gjëra sigurie.

Lajme të ngjashme

Back to top button