Gjithmonë gazetari distancohet nga qëndrimet e tij

[Recension : “PDSH dëshpëron anëtarët, nuk e marrin as në Qeveri teknike”]

Drini - PDSH deshperon anetaret, nuk e marrin as ne Qeveri teknike

Gazetari duhet të jetë objektiv në pasqyrimin e ngjarjes duke e treguar atë dhe duke ju shmangur gjithmonë subjektivitetit. Ai duhet të paraqesë me deklarata ose mendime opinionet e një individi ose grupi, të cilit i referohet.

Drini - PDSH deshperon anetaret, nuk e marrin as ne Qeveri teknikeLinku për te artikulli origjinal: “PDSH dëshpëron anëtarët, nuk e marrin as në Qeveri teknike”
Data e publikimit:  15.07.2015
Data e recensionit: 16.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Që në fjalinë e parë “Marrëveshja e arritur mes liderëve politik të katër partive më të mëdhaja në Maqedoni për krizën politike siç duket e ka lënë “aut” në Qeverinë teknike  PDSH-në e Thaçit edhe pse PDSH-ja ishte pjesë e bisedimeve.”, gazetari përdor fjalën “aut” në vend të fjalës “jasht” që është tregues për tendencë përçmimi për personalitetin politik që ai trajton.

Me tej, ai vazhdon të flasë në emër të një pjese të publikut dhe thotë “anëtarët e PDSH-së mbetën të dëshpruar nga lideri i tyre” por këtë nuk e dëshmon me as edhe një deklaratë nga ndonjë anëtar i këtij subjekti politik në bazë të cilës lexuesi vetë do të mund të vlersonte nëse ka ose jo dëshpërim mes anëtarëve për këto zhvillime.

Që teksti ka një dozë tendence nënvlersimi, dëshmon ironia e gazetarit në shprehjen “PDSH-ja do të “flladitet” deri në zgjedhjet e 24 prillit” që nënkupton se ky subjekt politik nuk ka asnjë kompetencë në qeverinë e re deri në prill të vitit të ardhshëm, por që mund të shprehej me fjalë më objektive duke shmangur ironinë. Në këtë mënyrë shprehet njëanshmëri.

Gazetari nuk ka marrë deklaratën e Menduh Thaçit apo partisë së tij për të mësuar qëndrimin për anëtarët të cilëve ju referohet teksti.

Poashtu teksti do të ishte i plotë nëse citoheshin deklaratat zyrtare të ndërmjetësuesve ndërkombëtar, të cilët përmenden brenda tekstit, për të kuptuar se pse ky subjekt politik nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re teknike.

Çdo tekst pa burime mbetet thjesht një koment dhe nuk mund të karakterizohet si lajm.

Shkrimi origjinal është marrë nga Tetova Sot (me të njëjtin titull) dhe i njëjti është cituar duke respektuar një nga standartet primare të gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button