Vetura të dyshimta i ndalin mërgimtarët rrugëve të Serbisë

Mërgimtarët që po kthehen në vendlindje rrugëve të Serbisë janë të shqetësuar. Ata ndalohen për ndihmë nga vetura me targa të Gjermanisë dhe Serbisë, por pastaj grabiten. Njerëzit që po u kërkojnë ndihmë, sipas mërgimtarëve, janë banda të rrezikshme kriminelësh, mirë të organizuara, njofton Portalb.

Për Portalb foli Betim Salihu, i cili po kthehej në Kumanovë nga Zvicra, bashkë me familjen e tij.

“Ora ishte rreth 5:30 e mëngjesit kur ne po kalonim nëpër magjistralen Nish- Leskovac. Një veturë Mercedes e tipit më të ri, me targa të Gjermanisë na bënte shenjë që të ndalemi, duke pretenduar se kanë një të sëmurë në veturë. Ata ishin 4 burra, që dukeshin në gjendje të mirë trupore dhe dukeshin mirë të veshur. Një grua i shoqëronte brenda në veturë. Ne nuk mundëm të ndalemi sepse ishim duke vozitur shpejtë. Por edhe pas 10 km njësoj veproi një veturë tjetër BMË, poashtu e tipit më të ri, por kjo me targa të Serbisë. Na u kujtua postimi që e kishim lexuar në internet dhe nuk u ndalëm, tashmë të bindur se ata njerëz në rrugë janë vërtetë të organizuar e me qëllime të këqija.”-tha Salihu, i cili bëri apel për kujdes.

Një informatë e njejtë ishte publikuar 3 ditë më parë nga faqja për Kumanovën,  “Kumanova Sot”, rasti në fjalë u ka ndodhur tashmë shumë mërgimtarëve gjatë kthimit.

“E vërtetë është të nderuar vllezër dhe motra, edhe mua kjo më ka ndodhur, por kur jam ndalur menjëher kam parë që hajna janë dhe menjëherë kam nisur makinën! Keni kujdes BMW me targa të Gjermanisë”- komenton Adem Ademi.

“E vertetë, mos u ndalni aspak”- komenton Tonton Alias./Portalb.mk

Vetura të dyshimta, SerbiVetura të dyshimta, Serbi

Lajme të ngjashme

Back to top button