MPB ka dhënë 2.208 vërtetime për dorëzim të kërkesës për azil

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë tre ditëve të kaluara në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Azil, ka dhënë 2.208 vërtetime për qëllim të shfaqur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë shtetasve të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin tonë.

Në periudhën nga 19 qershori deir më 20 korrik në orën 8, njofton MPB-ja, janë dhënë vërtetime për gjithsej 16.519 shtetas të huaj, prej të cilëve, 12.230 të gjinisë mashkullore, 2.146 të gjinisë femërore, 1.998 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 145 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u  është dhënë vërtetimi për qëllim të shfaqur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së  personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të numërt janë shtetasit e Sirisë -12.134, pastaj të Afganistanit -1.360. Irakut -892, Pakistanit -557, Somalisë -391, Palestinës -349, Kongos -254, Kamerunit -100, ndërsa të tjerët në numër më të vogël.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më 20 korrik deri te Sektori për azil janë dorëzuar 32 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç’rast 23 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë për azil nga ta gjashtë për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku dhe Algjeri dhe nga një kërkesë nga shtetas nga Egjipti dhe Iraku.

Në IP Qendra për pranim për kërkuesit të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për më 20 korrik janë evidentuar gjithsej 11 kërkues të azilit, kërkues të azilit gra dhe kërkues minorenë të azilit nuk janë evidentuar në regjistrin ditor.

Lajme të ngjashme

Back to top button