Ronaldinho u prezantua para 45 mijë tifozëve (Video)

Legjenda e futbollit Ronaldinho është prezantuar para 45 mijë tifozëve në “Maracana” me fanellën e skaudrës së tij të re, Fluminense.

Prezantimi i legjendës u bë pikërisht në stadiumin e Rio de Janeiros, ku 45 mijë tifozë ishin grumbulluar për t’i uruar mirëseardhjen kampionit të Botës të vitit 2002.

Edhe pse ditë me parë u raportua se Ronaldinho do të luante për skuadrën e Vasco De Gamës , por 35- vjeçari jo vetëm që nuk firmosi për Vascon por në krahun tjetër arriti marrëveshjen me rivalët e tyre më të urryer të Fluminenses./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button