Rama në Rai 3: Evropa mbetet ëndrra jonë edhe pse rruga është e vështirë

Kryeministri Rama ishte i ftuar sot në mëngjes në emisionin “Agora Estate” në televizionin italian Rai 3. Gjatë intervistës ai ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, marrëdhëniet mes dy shteteve dhe situata ekonomike. “Ne duam të hyjmë në Evropë me të gjitha kushtet edhe pse rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë.

Vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh. Ndërkohë qe disa shtete duan të dalin nga BE-ja, ne synojmë integrimin. Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinje me marrëdhënie historike mes tyre, e ku pika më e fortë ndërlidhëse janë emigrantët. Rreth 40 mijë shqiptarë sot paguajnë taksa në Itali, por tashmë historia ka ndryshuar sepse 25 vjet më parë, pllaka e historisë është kthyer dhe tashme janë italianët që vijnë në Shqipëri, transmeton Gazeta Shqip.

Janë të shumtë sipërmarrësit italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të bërë biznes, duke pasur në favor të tyre taksat e ulëta dhe forcën e lirë të punës”, tha Rama. I pyetur për korrupsionin, shefi i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se, “tek evazioni fiskal qëndron pasuria që humbet çdo ditë”. Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve për emigracionin, Rama ka thënë: “Italia e ka harruar kohën kur gjyshërit e saj shkonin në Amerikë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button