Ejupi e mundi Balajn me gola, por ekipet barazuan
Muzafer Ejupi ka vazhduar të jetë futbollisti i cili po tund rrjetat në kampionatin kroat. Edhe pse skuadër e tij Slaven Belupo dy herë kishte epërsi me golat e shënuar pikërisht nga Muzafer Ejupi, në fund nxori barazim vetëm një minutë para fundit. Për nikoqirët, skuadrën e Rijekës, ka shënuar Bekim Balaj, kur sulmuesi shkodran ishte autor i golit të dytë në minuten e 67′ (2-2).
Në ekipin e Rijekës mungoi mesfushori fierak Odise Roshi. Pas javës së dytë, Rijeka me 2 pikë është e 4-ta, ndërsa Sllaveni i Ejupit ka vetëm një pikë dhe është e parafundit. /Portalb /