Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare, posaçërisht në pjesët perëndimore.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, UV indeksi do të jetë 9. Temperatura do të lëvizë prej 30 deri në 40 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri 39 gradë.

Vazhdon periudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë. Posaçërisht ngrohtë do të jetë nesër kur në disa vende temperatura ditore do të tejkalojë edhe 40 gradë Celsius.

Pastaj edhe gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë moti shumi i ngrohtë, por do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe temperaturat do të jenë për dy deri në tre gradë më të ulta.

Lajme të ngjashme

Back to top button