Shfaqen perlat e komedisë në natën e dytë të festivalit në Dibër

Komedia ,, Borgjezi fisnik,,   të cilën e interpretoi  Teatri i Korçës  “Andon Zako Çajupi” pati duatrtrokitje fren etike nga publiku dibran . Vepra e Molierit, u  ngjit në skenë natën e dytë të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, i cili mbahet në  qytetin e Dibrës.  Regjisori i kësaj komedie, Erion Isai  nëpërmjet kësaj  komedie vë në provë forcën e parasë dhe pushtetit që ndikon te njerëzimi. 

“Ishte e rëndë dhe duhej punë  e madhe që këtë vepër ta shndërrojmë në realitetin shqiptar, shprehet Zamira Kita, drejtoreshë e Teatrit të Korçës, si dhe aktore në këtë komedi gazmore dhe plot metaforë. Filozofia e veprës mbetet fuqia e parasë. Njeriu për pushtet dhe para shkon deri në maksimumin e servilizmit, sado që të jetë fisnik”, theksoi Kita. 

Në rolet kryesore paraqitet “Zhurdeni” , një njeri tregtar, i paditur dhe mendjeshkurtër. Ai dëshiron që të jetë ndër fisnikët, të lidhë miqësi me ta, dhe nëse ka mundësi të merr edhe ndonjë titull fisnikërie.  Ngjarja komike bëhet edhe më interesante kur ai nis të merr orë muzike, orë vallëzimi dhe orë filozofie vetëm që të arrin fisnikërinë,  të tjerët, përfitojnë nga budallallëku i tij.

Në rolet e tjera ishin Marko Bitraku, Blerta Belliu, Ilda Pepi, të cilët në skenë sollën një freski realiteti , që ndodhën edhe në jetën e përditshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button