Si ta mësoni pa mos e detyruar fëmijën ti bëjë detyrat e shtëpisë

Detyrat e shkollës janë pjesë e jetës dhe si të tilla shpesh mund të jenë “luftë”midis fëmijëve dhe prindërve. Ja disa këshilla nga nënat eksperte për të bërë kohën e detyrave të shtëpisë më pak stresuese.

Shprehia e punës e fituar në fëmijëri

Edhe fëmijët në kopsht kanë detyra, kështu që filloni t’ja mësoni shprehinë e punës që në kopsht. Kur ata të rriten detyrat e tyre do të jenë më të vështira, shprehia e tyre e punës e fituar në moshën e hershme do t’iu ndihmojë të jenë të sukseshëm në karrierë.

Planifikoni kohën

Profesionalistët inkurajojnë prindërit të kenë një kohë të caktuar për detyrat dhe t’i përmbahen asaj.”Varet nga fëmija” thotë Rudman, “mund të jetë koha menjëherë pas shkollës, ose pas një pushimi.” Nëse ata e dinë kohën e detyrave, ata do të jenë në gjendje të bëhen gati për ketë mendërisht.

Eliminoni shpërqëndrimet

“Gjatë detyrave të shtëpisë nuk duhet të ketë TV të ndezur as kompjuter,” këshillon specialisjta e mësimit Jill Lauren. “Fëmijët përfitojnë nga mësimi kur e kanë të ndarë kohën e punës dhe kohën e lojës,” thotë Lauren.

Duhet të jeni gjithmonë e gatshme

Detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijën tuaj të jetë i pavarur, kështu që mos i rrini pezull mbi kokë, mos e pengoni, mos i shpjegoni shumë gjëra. “Inkurajoni, lavdërojeni dhe mbështeteni por mos ia bëni asnjë detyrë” thotë një nga ekspertët.

Bashkojuni atyre

Shfyrtëzoni kohën kur fëmijët bëjnë detyrat e tyre të bëni edhe ju ndonjë punë tuajën, p.sh. shkruani letër falenderimi, paguani faturat, planifikoni ushqimin, lexoni ose diçka tjetër.”

Pyetja e thjeshtë.” A i ke bërë detyrat e shtëpisë?” mund të çojë deri te lotët e fëmijëve, ligjerata ose biseda të gjatë mes fëmijës dhe prindërve. Por detyrat e shtëpisë nuk duhet të shndërrojnë shtëpinë tuaj në një fushë-betejë, andaj bashkëpunoni sa më shumë me fëmijët tuaj këshillon sheknows.com

Lajme të ngjashme

Back to top button