Zjarr masiv në Mersin të Turqisë

Qyteti turk i Mersinit, në Detin Mesdhe është përfshirë nga një zjarr nën ndikimin e erërave të fuqishme, ku deri më tani është përhapur në mbi 15 hektar pyje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shurjen e zjarrit janë përfshirë pesë helikopterë, një aeroplan, tridhjetë tankerë- zjarrfikëse dhe mbi 400 zjarrfikës.

“Ndikimi i erës ka rënë. Ne jemi duke u përpjekur për të vënë zjarrin nën kontroll,” tha Prefekti i rrethit të Mersinit, Ozdemir Çakaçak.

Çakaçak ka mohuar informacionet e dhëna nga mediat lokale në lidhje me evakuimin e popullatës në këtë rajon.

“Zjarri ende nuk është lokalizuar, por ekipet po punojnë pa ndërprerje. Ende nuk ka rrezikuar vendet e banuara. Ne presim që zjarri së shpejti do të vihet nën kontroll”, tha drejtori i Drejtorisë Rajonale të Pyjeve, Abit Baca

Ai shtoi se nuk ka asnjë rrezik për automjetet e trafikut në rrugën që lidh Mersinin me Antalian.

Ndërkohë theksohet se zjarri ka dëmtuar varrezat në fshatin Kocasli të këtij qyteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button