Njëzet shprehitë që dëmtojnë lidhjen tuaj

Një lidhje dashurie mund të bëjë të ndiheni më e lumtur dhe më e shëndetshme, mirëpo që ajo të mbetet e ëmbël si në fillimet e saj, kërkon përkushtim dhe komunikim të shëndetshëm. Shpesh ndodh që lidhja të marrë një kthesë tjetër e të mos jetë aq e bukur si në fillim, dhe ju e gjeni veten duke u pyetur “çfarë shkoi keq?”, “si arritëm këtu?”. Janë shprehitë e këqija ato që shkatërrojnë lidhjen. Këto janë shprehitë që duhet t’i eliminoni për të pasur një lidhje të shëndetshme .

Të mundoheni ta ndryshoni partnerin

Duhet të kuptoni se nuk ekziston njeriu i përsosur prandaj mos u mundoni ta bëni partnerin të tillë. Secili njeri ka anët negative dhe pozitive dhe kjo është ajo që na bën të veçantë dhe unik. Dashuri e vërtetë është atëherë kur e do dikë për atë çfarë është, jo për atë që ju doni që ai të bëhet.

Të kritikoni familjen e tij

Të kritikoni familjen e dikujt është si ta kritikoni vetë atë. Secili njeri identifikohet me familjen e tij , prandaj të njihni familjen e të dashurit të bën të njihni atë më mirë. Mos harroni që familja ishte pranë tij atëherë kur ju nuk ekzistonit fare për të.

Të tregoni afeksion të tepërt në publik

Të mbani duart dhe të jepni puthje të shpejta është në rregull, mirëpo çdo gjë ka limitin e vet. Në qoftë se gjatë gjithë kohësh që jeni bashkë shkëmbeni puthje dhe prekje, ju do humbni komunikimin dhe lidhja nuk do të funksionojë. Mbani në mend, pasioni nuk zgjat përgjithmonë, por komunikimi i shëndoshë po.

Të grindeni në publik

Kur grindeni në publik ju jo vetëm që bëni të gjithë përreth jush të ndihen keq, por edhe njëri-tjetrin . Zgjidhja e problemit në rrethana ku bëjnë pjesë dhe njerëz të tjerë është e pamundur, prandaj zgjidhni problemet në privatësi, rezultatet nuk do të mungojnë.

Mos u grindni shumë

Dashuria nuk është gjithmonë e mirë, ju jeni dy persona me karakter të ndryshëm dhe mosmarrëveshjet do ndodhin. Problemet janë një pjesë e shëndoshë e lidhjes, sepse çojnë tek kompromisi, mirëpo mos i bëni problemet rutinë të përditshme .

Të mos diskutoni për problemet

Nëse ai ose ajo ka bërë diçka që nuk ju pëlqen, ju duhet t’ia thoni atë: ai ose ajo nuk mund t’ju lexojë mendjen. Në qoftë se ju nuk flisni aty për aty por i lini emocionet negative te akumulohen, do të filloni të silleni ndryshe ndaj atij personi dhe kjo do të çojë deri në fundin e ndjenjës së dashurisë.

Të harroni si të falni

Njerëzit gabojnë dhe pendohen. Të mbani inat për gabimet për të cilat partneri ka kërkuar falje, jo vetëm qe shkatërron lidhjen, por shkakton stres dhe ndjenja negative, që do të ndikojë për një kohë të gjatë në jetën tuaj. Të falni nuk është dobësi, falja është forcë.

Të jeni melodramatik

Asnjë lidhje nuk është e përsosur, prandaj nuk ka nevojë të bëni dramë për çdo gjë. Nëse ai harron t’i pastrojë enët, merreni me të shtruar, dhe zgjidheni problemin me maturitet.

Lajme të ngjashme

Back to top button