Bëhuni të fuqishëm, mësoni të kërkoni atë që ju takon

Mesatarisht, meshkujt përfitojnë 17. 7% më shumë se femrat në punë. Sipas ekspertëve, meshkujt kërkojnë ngritje në pozitë kur ata duan ndërsa femrat përfundojnë duke u bërë shumë të sjellshme dhe nuk flasin fare për këtë.

Zonja dhe zonjusha cosmopolitan.com me ekspertën e tij Emily Bennington paraqet këshillat se si duhet kërkuar ngritje në pozitë.

Shpreheni dëshirën për ngritje në pozitë

Një pyetje me rëndësi që duhet bërë vetës është se pse shefi juaj duhet t’iu ngris në pozitë? Duhet ta mendoni mirë këtë për disa muaj. Duhet ta dëshmoni se kjo do ia vlejë më vonë.

Punoni drejt kësaj

Duke bërë studime se sa paguhet puna që ju bëni. Sa është paga mesatare. Bisedoni me një koleg të Burimeve Njerëzore nëse kjo kërkesë është e përshtatshme.

Caktoni datën për këtë

Nuk duhet t’i thoni shefit tuaj se keni dëshirë të bisedoni diçka rreth pozitës tuaj, por caktoni një takim për të biseduar për rrugën e karrierës suaj.

Nuk është për ju, është për ata

Njerëzit shpesh pyesin për ngritje të pozitës sepse duan të blejnë veturë të re ose të paguajnë borxhe. Shkoni ta kërkoni këtë duke pasur argument se pse ju e meriton këtë dhe jo me arsye personale se pse ju duhen paratë.

Jepni dhe merrni

Nganjërë para nuk ka, por shefi juaj dëshiron të bëni kompromis. Kërkoni pak prononcim dhe pranoni përgjegjësit shtesë, dhe tregojini shefit se do ta rishikoni pas ca muajsh punën e pagesës. Ju mund të negocioni për përfitime të tjera: si për ditë ekstra të pushimit ose shikoni nëse mund të përfitoni bonuse.

Bëni plane

Nëse shefi thotë se do të mendojë për këtë, atëherë ju duhet të filloni të bëni plane dhe duhet të jeni sa më specifik. Pyetni se çfare vjen pas, cilat janë hapat tjerë dhe çfarë mund të bëni në të njëjtën kohë.

Lajme të ngjashme

Back to top button