Mbytet në Spille i moshuari, po lahej në det

Një tjetër person është mbytur teksa lahej në plazhin e Spillesë këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në zonën e Grethit, ku i moshuari po lahej në det bashkë me nipin e tij 9-vjeçar.

Pas sinjalizimit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku konstatoi se i moshuari, Fadil Xhani nga Luzi i Madh i Kavajës, kishte pësuar atak kardiak.

Trupi i viktimës u transportua në qendrën spitalore më të afërt, ku pritet të kryhen procedurat mjeko-ligjore. Ky është rasti i tretë brenda dy ditëve, që një person mbytet në brigjet shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button