Pesë këshilla që të ktheheni me ish të dashurin

Nëse i thuani shoqes së ngushtë se do t’i ktheheni ish të dashurit, ajo do të gjejë mijëra arsye që të mos e bëni këtë, mirëpo statistikat tregojnë se ka shumë gjasa që një lidhje e tillë të ketë të ardhme serioze. Sipas statistikave të fundit, një e treta e çifteve në lidhje serioze, dhe një e katërta e çifteve të martuara, kanë qenë të ndarë për një kohë në të kaluarën.

Edhe pse shumë çifte kanë mundur të mbajnë lidhje serioze edhe pas ndarjes, hulumtimet tregojnë se çiftet që janë ndarë një herë kanë më shumë gjasa të ndahen përsëri. Po ashtu, çiftet me shans të dytë kanë raportuar të ndihen më të pasigurtë dhe pakënaqur me lidhjen e tyre.

Kështu, para se të vendosni t’i jepni ishit tuaj një shans të dytë, bëni një kontroll realiteti të lidhjes së kaluar.

Duhet të jeni shumë të sinqertë me vetveten

Para se të bëni lëvizje drejt bashkimit me ish të dashurin, bëhuni e sinqertë me veten dhe përgjigjuni pyetjeve të duhura: a ju mungon në të vërtet ai, apo të keni një takim automatik të premten? A është ai njeriu që do të mund të kaloni tërë jetën me të, apo vetëm nuk dëshironi të jeni vetëm? Në qoftë se arrini në përfundim se ajo do që t’i kaloni edhe disa muaj të tjerë me të , atë më mirë të mbeteni vetëm.

Bëhuni shokë pikë së pari

Të jeni shok me partnerin është çelësi i lidhjes së suksesshme. Pas ndarjes, ndjenja e mungesës dhe ndryshimit mund të bëjnë të injoroni realitetin e hidhur, mirëpo duhet t’i mposhtni emocionet dhe të mendoni në mënyrë racionale. Organizoni takime shoqërore, bisedoni të kaluarën si dy shokë dhe vendosni në qoftë se gjerat mund të rregullohen apo është koha që të dy të hiqni dorë.

Hapni të gjitha letrat mbi tavolinë

Ndarja juaj ka ardhur për disa arsye, diskutoni ato së bashku dhe arrini në një marrëveshje se si të mos ndodhë e njëjta gjë sërish. Në qoftë se të dy i bëni të njëjtat gabime, atëherë e gjithë kjo do jetë vetëm humbje kohe.

Merrni hapa të ngadalshëm

Nuk është mirë që menjëherë të filloni t’i thoni njëri tjetrit “të dua”, të flini së bashku e të kaloni uikendet së bashku. Nuk është aspak e arsyeshme të mendoni se mund të filloni ku e keni lënë; duhet të jeni të vetëdijshëm që të dy keni ndryshuar dhe duhet të filloni ta njihni njëri tjetrin nga fillimi. Lidhja juaj duhet të jetë një fillim i ri, prandaj trajtojeni si të tillë.

Jeni të gatshëm të hiqni dorë

Në qoftë se gjerat shkojnë si herën e parë, do të duhej të jeni në gjendje të hiqni dorë nga ajo lidhje. Të luftoni me armikun që nuk mundet asnjëherë është si të hapesh gropë në det. Prandaj, është e rëndësishme të përgatiteni se mund të mos funksionojë edhe para se të filloni, dhe se duhet të hiqni dorë nëse ndodh kjo.

Lajme të ngjashme

Back to top button