Pushuesit “pushtojnë” Durrësin

Të gjithë në plazh. Kjo është panorama që të ofron bregdeti. I nxehti përvëlues, por edhe përfundimi i muajit të Ramazanit, e bën Durrësin destinacionin më shpejt të arritshëm, për ata që ende nuk i kanë nisur pushimet verore dhe më shumë të frekuentuarin nga shqiptarët e Kosovës.

Të shumtë janë edhe pushuesit që vijnë nga Tirana, për t’i shpëtuar temperaturave të çmendura të kësaj fundjave.

Këtë verë, besnikët e bregdetit durrsak, thonë se kanë gjetur një plazh më të pastër dhe çmime më të mira.

Shqetësimi i vetëm i ngritur nga pushuesit është mungesa e banjove publike.

Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Durrësit është një nga të mbipopulluarit dhe më të pëlqyerit për pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button