“Treni i Bajramit” u dha buzëqeshje fëmijëve nga “Lagjja e Trimave” në Kumanovë

Shoqata Kulturore “Vizioni M” ka vijuar me projektin “Kandilat e Bajramit”, kësaj radhe në qytetin e Kumanovës.

Manifestimi i cili tradicionalisht organizohet nga kjo shoqatë në qytetin e Shkupit, këtë vit ka sjellë gëzim edhe në mesin e fëmijëve nga Kumanova. Qëllimi i tërë kësaj sfide, siç thonë organizatorët, ka qenë që edhe ky Bajram të jetë sa më i lumtur për fëmijët nga “Lagjja e Trimave”, të cilët pësuan trauma të vërteta nga konflikti i armatosur që ndodhi në lagjen e tyre, i cili i la shumë familje pa kulm mbi kokë. Fëmijët janë shprehur shumë të lumtur me këtë aktivitet.

Pjesë e manifestimin “Kandilat e Bajramit”, është edhe “Treni i Bajramit”, me të cilin është bërët shëtitja e fëmijëve nëpër rrugët e Kumanovës. Fillimisht janë shëtitur një grup i fëmijëve nga “Lagjja e Trimave”, e më pas edhe një grup tjetër i fëmijëve nga vendbanimet tjera.

Më pas është paraparë që të mbahet një manifestim kulturor me valle dhe recitale për fëmijë, ndërsa do të bëhet edhe shpërndarja e më shumë se 150 pakove për fëmijë, me produkte të ndryshme ushqimore. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button