Padi penale për sulmuesin e daullexhiut të Ramazanit në Strugë

Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, vrasje në tentativë, stacioni i policisë në Strugë ka ngitur kallëzim penal kundër F.R. (50) nga fshati Belicë e Poshtme.

Sulmuesi F.R- më 7 korrik të këtij viti e ka sulmuar me thikë daullexhiun L.D. (79) nga Struga, duke i shkaktuar plagë të rëndë trupore në regjionin e qafës, në një gjatësi prej 16 cm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, të datës 7 korrik, kur daullexhiu L.D. duke kryer detyrën e daullexhiut të Ramazanit, në rrugën JNA, i pandehuri F.R. në gjendje të alkoolizuar, pasi e ka vërejtur daullexhiun me daulle, e ka nxjerrë thikën dhe papritmas e ka goditur në qafë dhe menjëherë është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri L.D është dërguar në repartin e kirurgjisë të Spitalit të qytetit, ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe është hospitalizuar për shkam të seriozitetit të plagës.

Por pas intervenimit të shpejtë të pjestarëve të policisë e kanë gjetur kryesin e veprës, tashmë të pandehurin F.R dhe gjatë ekzaminimit të testimit të alkoolit, tek ai është konstatuar se ka 2.24 promil alkool në gjak/INA

Lajme të ngjashme

Back to top button