Bruksel, prapë bisedohet për zgjedhjet në Kosovë

Me ndërmjetësimin e BE dhe OSCE, sot në Bruksel  mbahet takimi i radhës i Grupit për zgjedhjet, ku pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit, si dhe të diskutohen të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve zbatuese.

Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa pjesë e tij janë edhe Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe kryesuese e grupit, Qemajl Marmullakaj, koordinator i Grupit të zgjedhjeve, Shukri Sylejmani, kryetar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Elona Cecelia, këshilltare politike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button