Përgjohet kancelarja Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel dje ka pasur bisedë të ashpër telefonike me presidentin amerikan Barak Obama, për shkak të njohurive të Berlinit se shërbimet zbuluese të SHBA-së e kanë përgjuar edhe celularin e saj personal.

“Merkel kërkoi nga Obama të sqarojë se çka saktë ka ndodhur dhe e ka informuar se sjelljen e tillë e vlerëson si të papranueshme”, deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane, Shtefan Zibert.

Gazeta gjermane “Shpigel” njofton se kundërzbulimi gjerman para disa muajve ka hulumtuar nëse dikush e ka ndjekur celularin e Merkelit dhe ka konkluduar se bëhet fjalë për përgjim nga ana e SHBA-së.

“Presidenti (Obama) i garantoi kancelares se SHBA-ja nuk e ndjek dhe nuk do t’i ndjek komunikimet e saj”, deklaroi për “Shpigel” një përfaqësues i Agjencisë amerikane për sigurinë kombëtare (NSA).

Por, javorja gjermane shton se një përfaqësues i NSA-së nuk deshi të saktësojë nëse kjo ka të bëjë me të kaluarën.

SHBA-ja ballafaqohet me seri të skandaleve me përgjim të gazetarëve, liderëve të huaj dhe ndjekje masovike të telefonave në vend. Presidentja braziliane Dilma Rusef paradokohe e anuloi vizitën në SHBA për shkak të njohurive se NSA i ka ndjekur bisedat e saj telefonike dhe porositë elektronike

Lajme të ngjashme

Back to top button