Nju Jork, sot dhe nesër raund i ri i bisedimeve për emrin

Në Nju-Jork sot fillon raundi dyditor i bisedimeve për emrin, i konvokuar nga ambasadori Methju Nimic, i dërguar i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Është paraparë që sot të mbahen takime të veçanta të Nimicit me përfaqësuesit e të dy vendeve, ambasadorin Zoran Jolevski dhe diplomatin grek, Adamantis Vasilakis.

Për nesër në mëngjes është paraparë takim i përbashkët në selinë e Kombeve të bashkuara, si dhe konferencë për shtyp në të cilën do të prezantohen rezultatet nga bisedime.

Takimi mbahet pas rekomandimit të ri, të pestit me radhë rekomandim pozitiv i Komsiionit evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, ndërsa para samitit të Këshillit të Evropës në dhjetor dhe të NATO-s, i cili do të mbahet në Britaninë e Madhe vitin e ardhshëm, me ç’rast Maqedonia pret përparim në integrimet e veta, por druhet se Greqia do të vazhdojë me përdorimin e vetos.

Pas takimit të shtatorit në Nju-Jork, ku në Kombet e Bashkuara minsitri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki u takua me kolegun grek Evangellos Venizellos, Poposki lajmëroi se nuk ka përparim dhe se në mesin e qëndrimeve të të dy vendeve ka male. Gjatë takimit në prill të këtij viti, ambasadori Nimic dha propozim të cilin më pas, në fillim të shtatorit, e prezantoi edhe gjatë vizitës në Maqedoni dhe në Greqi.

Por, pas këtyre takimeve, Greqia kumtoi se insiston në pozicionet e saja fillestare në kontest, se çdo zgjidhje për kontestin do të duhet të zbatohet në të gjtiha rastet, sipas formulës së tyre erga omnes

Lajme të ngjashme

Back to top button