Turi i Francës, Van Avermaet fiton etapën e 13, pas tij Sagan

Çiklisti belg Van Avermaet arriti i pari në finishin e etapës së 13 të Turit të Francës, e cila ishte e gjatë 198.5 km nga Muret në Rodez.

Peter Sagan, i cili në fillim të turit ishte një ndër pretendentët, mbërriti në finish i dyti, pozicion të cilin e kishte zënë edhe 14 herë të tjera në Turin e Francës.

Garë e mirë këtë herë edhe për fituesin e edicionit të kaluar të turit, Vincenzo Nibali, i cili qëndroi bashkë me grupin e pretendetëve, Froome (6) e Contador (8), ndërsa u rendit i shtati.

Edhe pas etapës së 13, britaniku Chris Froome vazhdon të jetë i pari në renditjen e përgjithshme, duke mbajtur fanelën e verdhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button