BFI feston Fitër Bajramin, Rexhepi pret mysafirët në një solemnitet të përbashkët

Politikan, përfaqësues të bashkësive të tjera fetare, pushtetit lokal dhe personalitete të korit diplomatik ishin ndër mysafirët e kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi.
 
Kryetari Rexhepi tha se ka zgjedhur këtë mënyrë të tubimit me qëllim që në të tilla raste të jemi të gjith bashkë duke shtuar se tani e tutje kjo ceremoni të shëndrohet në tradicionale.
 
“Kjo formë e takimit I jep më shumë peshë, kuptim uratave dhe padyshim që e rezaton festën e Bajramit. Kështu na ka më shumë hije. Duke ju ftuar në bakllavën e Bajramit më lejoni që edhe një herë t’iu uroj festën e fitër bajramit anë e mbanë vendit në këtë nënqiell në RM kudo që gjinden dhe jetojnë popullata muslimane. Lus allahun fuqi plotë që ai të na ndihmon të ruajmë paqen, të ruajmë qetësinë të jemi tolerant, të kultivojmë tolernacën, bashkëjetesën dhe të gjitha vlerat civilzuese që sot bota e civilizuar I ndjek ato trende”, shprehet kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
Në mesin e të ftuarve nuk u vërejt prezenca e kreut më të lartë shtetëror, presidentit dhe kryeministrit, por edhe të liderëve politikë të partive më të mëdha.
 
Kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi, vitet e kaluara, tradicionalisht ka pritur mysafirët në kabinetin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button