Eksperti belg Vanhoutte do të kujdeset për zgjidhjet ligjore të marrëveshjes

Eksperti belg për fuqizim të kapaciteteve institucionale Peter Vanhoutte bashkë me grupin e tij do të ndihmojë dhe mbikëqyrë realizimin e marrëveshjes së 2 qershorit dhe aneks marrëveshjes së 15 korrikut. Nga LSDM-ja kanë njoftuar për mediat vendore se grupet punuese të partive politike të ndihmuara edhe nga grupi i Vanhojt tanimë kanë filluar punën, njofton Alsat-M.

“Po precizohen zgjidhjet ligjore për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Agjencinë e Mediave, Byronë për Siguri Publike, Komisionin Shtetërorë për parandalimin e krimit dhe korupsionit  dhe Drejtorinë për të Ardhura publike, të cilat janë themelore për demokratizimin e shoqërisë” ,  njoftojnë nga LSDM.

Edhe partia shqiptare në Qeveri, BDI-ja iu ka dorëzuar grupeve punuese edhe një listë kërkesash. LEXO: BDI zbulon çfarë po bisedohet në negociatat ndërpartike

Lajme të ngjashme

Back to top button