United fitoi pa Januzajn, por me autogol

Manchester United ka shënuar një fitore minimale në “Old Trafford” përballë Real Sociedadit, e cila edhe matematikisht i jep fund ëndrrës për një kualifikim në Champions League.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Martinez në minutën e dytë takimit, ndërsa deri në fund edhe pse pritej një ndeshje e zjarrtë, në fund portat mbeten të paprekura.

Për këtë ndeshje ishte grumbulluar edhe mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, por nuk u aktivizua. Është ky grumbullimi i parë i Januzajt në Ligën e Kampionëve.

United, pas tre ndeshjeve tani grumbullon shtatë pikë dhe pozicionohet e para në grupin A. Bayer Leverkusen, e cila mposhti me rezultat të thellë prej 4:0, është skuadra që ka gjashtë pikë dhe e ndjek nga pas.

TABELA:
Manchester United 7 pikë
Bayer Leverkusen 6 pikë
Shakhtar Donetsk 4 pikë
Real Sociedad 0 pikë

Lajme të ngjashme

Back to top button