Shkup: Do te shpërndahet hallvë dhe sherbet për festën e Bajramit

Me rastin e festës së Bajramit, organizata rinore Sllou fud Të rinjtë – Maqedoni organizon ngjarje Eat In Bajram Mubarak.
Ngjarja do t’i përfshijë të rinjtë në aksion të përbashkët për ruajtjen e ushqimit tradicional dhe reçetave lokale.

“Kësaj radhe, entuziastët e rinj do të përgatisin hallvë, e cila tradicionalisht shërbehet për këtë festë dhe do t’ua ndajnë kalimtarëve të rastit. Krahas hallvës, kalimtarët do të kenë mundësi të ëmbëlsohen me sherbetin aromatizues, i cili gjithashtu është simbol i kësaj feste”, thonë organizuesit.

Siç cekin, qëllimi themelor i ngjarjes që do të mbahet në platonë tek hyrja e Çarshisë së Vjetër, është promovimi i ushqimit tradicional ndërmjet të rinjve dhe ruajtjen e tij. Gjithashtu, përmes ndarjes së ushqimit mundësohet edhe ndërlidhja e të rinjve nga të gjitha nacionalitetet dhe religjionet.
Sllou fud Të Rinjtë – Maqedoni është organizatë rinore e cila punon në suaza dhe në pajtim me filozofinë dhe parimet e Slow Food dhe angazhohet për mbrojtjen, promovimin dhe edukimin për ushqim. Qlllimi i tyre është ushqim i pastër ekologjik dhe i shëndetshëm për të gjithë, që prodhohet në mënyrë lokale tradicionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button