Festa e Bajramit, ndriçohet xhamia “Atulla Hoxha” në Studeniçan

Komuna e Studeniçanit me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vendosur ndriçim tërëisht të ri në xhaminë “Atulla Hoxha” në fshatin Studeniçan. Me këtë projekt është ndriçuar edhe minarja në mënyrë profesionale nga të gjitha anët. Komuna e Studeniçanit në të ardhmen planfikon të bëj ndriçimin edhe të xhamive tjera.

Ndryshe xhamia e ndriçuar me rastin e festës së Fitër Bajramit mban emrin e dijetarit dhe hoxhës së madh nga Studeniçani e që la gjurmë në gjithë Ballkanin Atulla Hoxha.

xhamia_atulla1

Kush ishte Atulla Hoxha?

Ataulla ef. Kurtishi u lind në vitin 1874, në fshatin Studeniçan të Shkupit, nga babai Kurtishi dhe nëna Husnije. U lind nga dy prind të devotshëm, u rrit dhe u edukua në një familje ku mbretëronte atmosferë islame. Familje ku parimet e islamit respektoheshin dhe implementoheshin praktikisht sipas mundësisë , e veçanërisht ato që ndërlidhen me dispozitat e adhurimit (ibadeteve). Kjo familje ruante kujdes të veçantë, që furnizimi i tyre të jetë nga pasuria e hallallit dhe t’i largohen haramit. Familjarisht dhe me fanatizëm, me tërë potencialin e tyre ishin të përkushtuar që shtëpia dhe familja e tyre, të jetë shtëpi me shije dhe aromë islame. Ishin të edukuar që, si për punët dhe aktivitetet e tyre të kësaj bote, ashtu edhe adhurimet ti kryejnë me modesti, me moral, sinqeritet dhe devotshmëri, ngase dëshira dhe qëllimi i tyre i final ishte, që All-llahu i lartmadhërishëm të jetë i kënaqur me ta dhe, me punët e tyre. Ataullah ef. u lind dhe u edukua në këtë familje dhe mjedis, andaj i ndikuar nga morali i lartë islam familjar, ai pati mundësinë, që nga ditët e para të jetës së tij, krahas mundësisë që të ushqehet me qumështin e nënës së tij dhe ushqimin hallall nga prindërit e tij të devotshëm, pati mundësi reale që të absorbojë nga nektari i fesë së All-llahut xh. sh. sepse, kjo familje edhe pse në aspektin material ishin familje mesatare sipas standardit jetësor që dominonte në trevat tona atë kohë, në aspektin e edukimit fetar dhe kombëtar kishin një moral të lartë islam, dinjitet dhe devotshmëri.

xhamia_atulla6

Në një familje të tillë të edukuar me këto tipare, s’do mend se edhe dituria edhe përkushtimi ndaj diturisë dhe shkencës zënë vend të merituar, andaj bënin përpjekje që bijtë e tyre të mos ngelin pa arsim pa e shijuar dritën e diturisë. Ky ishte motivi nxitës që birin e tyre Ataullahin, që nga fëmijëria e tij ta udhëzojnë drejt diturisë, kurse për ta hedhur hapin e parë, e dërgua në mektebin e fshatit. Në Mekteb, ai kishte mësuar shkrim leximin, leximin e Kur’anit Fisnik, dhe kishte mësuar edhe disa parime fillestare në lidhje me fenë Islame. Që në ditët e para të shkuarjes së tij në Mekteb, ai dukshëm reflektoi shenjat e zgjuarsisë së tij dhe kështu ishte më i afti nga shokët e klasës së tij. Ishte shumë i mprehtë, syçelë, mendjendritur, serioz dhe aktiv.

Lajme të ngjashme

Back to top button