Shkëndija përforcon mbrojtjen me Jerbiçin

Shkëndija angazhon përforcimin e rradhës, kësaj here në për repartin e mbrojtjes. Kroati Jure Jerbiç është futbollist i ri i Shkëndijës dhe vjen si përforcim për vijën e fundit. 25 vjeçari pas vetes ka disa sezone në Ligën e Parë të Kroacisë, ku është paraqitur me NK Zadar, ndërsa me një shtatëlartësi prej 189 centimetrave ai dallohet me korpulencën e tij. Shkëndija ka kohë që vuan mungesën e një mbrojtësi qendre që luan me këmbën e djathtë dhe Jerbiç vjen për të mbuluar këtë shpraztirë. Drejtuesit e klubit vlerësojnë lartë potencialin e tij, duke i ofruar kontratë 2 vjeçare.

“Më kanë kontaktuar njerëzit e klubit dhe ne shumë shpejtë kemi arritur marëveshje për këtë transferim. Jam shumë i lumtur që vij në këtë skuadër. Shoh se klubi është serioz, ambicioz, synohet vetëm kreu, kemi skuadër shumë cilësore dhe shpresoj të plotësojmë pritjet, njëjtë si unë me paraqitjet e mia. Falenderoj njerëzit në klub, kompanisë Ecolog si sponsor. Poashtu përshëndes shumë tifozët e Shkëndijës, të cilët janë bindshëm më të mirë në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe shpresoj që këtë vit shumë herë t’i gëzojmë“, deklaroi në prezantimin e tij si futbollist i Shkëndijës, Jure Jerbiç.

Mbrojtësi qendror rrjedh pikërisht nga shkolla e futbollit të NK Zadar, ndërsa me potencialin e tij shumë i ri depërton në ekipin e parë për të cilin ka zhvilluar mbi 100 paraqitje, ndërsa ka bartur edhe shiritin e kapitenit. Jerbiç është mbrojtës qendre që luan me këmbën e djathtë, ndërsa i luan pa problem të dyja rolet në qendër të mbrojtjes. Ardhja e tij pritet të ngrejë nivelin në repartin e fundit të skuadrës, ndërsa pritet që me potencialin e tij të shndrohet në një pikë të fortë të ekipit. Jerbiç është futbollisti i gjashtë  me të cilin firmos Shkëndija këtë merkato, pasi paraprakisht erdhën Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Ardian Cuculi, Marjan Radeski dhe i riu Shqiprim Taipi.

Lajme të ngjashme

Back to top button