Prokurori special nuk do të përzihet në punët e Zvrlevskit

Vendosja e prokurorit special publik, për çka, partitë kanë afat deri më 15 shtator që ta zgjedhin, nuk do ta rrezikojë pozicionin e prokurorit të tanishëm publik Marko Zvrlevski, thonë nga partitë, shkruan Kapital.

Nënshkrimin që e vendosën në marrëveshje katër liderët e partive politike, nuk do ta rrezikojnë punën e Zvrlevskit, sepse siç thonë, Prokurori special publik do të ketë përgjegjësi të merret vetëm me audio incizimet e publikuara nga bombat dhe nuk do ti përzihet prokurorit në punë të tjera që nuk kanë të bëjnë me këto materiale.

Detajet rreth asaj se si do të funksionojë ky prokuror special ende nuk dihen, siç nuk dihet as emri i mundshëm i prokurorit që do të ulet në këtë karrige.

Lajme të ngjashme

Back to top button