Thaçi përshëndet arritjen e marrëveshjes në Maqedoni

Zv/kryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në Maqedoni ndërmjet forcave politike atje për t’i dhënë fund krizës së gjatë.

“E mirëpres marrëveshjen e Shkupit. Ky është implementim edhe i Marrëveshjes së Ohrit në linjë me shpirtin e dialogut dhe përhapjes së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Lajme të ngjashme

Back to top button