Kotzias në konferencën me Bushatin: Shqipëria, fqinj strategjik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati pas takimit me homologun e tij grek ka deklaruar se kanë biseduar në mënyrë të sinqertë për të gjitha ato çështje që i konsiderojnë si pjesë të axhendës së përbashkët, sipas tij nga çështjet që konsiderohen të vjetra e deri tek problematiket e përditshmërisë, ndërsa sa i përket çështjes së kufirit detar Bushati ka vlerësuar se Shqipëria ka një interes strategjik për ta zgjidhur këtë çështje, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias (Nikolaos Kotzias) ka takuar sot në Tiranë  homologun shqiptar, Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, takimi i tij i parë gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.

Bushati dhe Kotzias kanë mbajtur takime kokë më kokë dhe takimet bilaterale mes delegacioneve. Të dy homologët pas takimeve kanë dalë në konferencë të përbashkët për mediat në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ku Kotzias ka pohuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë është i rëndësishëm për të gjithë Europën Juglindore. Kotzias në konferencën për mediat u shpreh se nuk ekziston një ligj lufte me Shqipërinë, sipas tij për faktin se tashmë dy vendet janë në NATO dhe janë vende partnere dhe aleate. Ndërsa për çështjen “Çame” u shpreh se duhet të mbështeten në histori dhe mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati në fjalën e tij u shpreh se përmes dialogut dhe të drejtës ndërkombëtarë mund të kalohen pengesat e së kaluarës. Duke iu referuar çështjes së shuam debatuar të kufirit detar, Bushati u shpreh se palët kanë këndvështrime të ndryshme, por ka shtuar se zgjidhje duhet të jetë e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.  Ai ka vlerësuar se Shqipëria ka një interes strategjik për ta zgjidhur këtë çështje.

“ Është nevoja të investojmë tek besimi se për ne të qenët fqinjë, marrëdhëniet janë të domosdoshme. Të jesh fqinj të mirë do të thotë të ndajmë një të ardhme të përbashkët. Të jesh fqinj do të thotë që nuk ka asnjë tabu mes nesh. Kemi biseduar në mënyrë të sinqertë për të gjitha ato çështje që i konsiderojmë si pjesë të axhendës tonë të përbashkët nga çështjet që konsiderohen të vjetra e deri tek problematikat e përditshmërisë. Nuk kemi mjaftuar thjesht tek ballafaqimi, por kemi tentuar edhe rrugëdalje të mundshme, dhe ne do të kërkojmë adresimin  tyre brenda normës ndërkombëtare nëse nuk ka zgjidhje pasi jemi vend që aspiron për Bashkimin Europian”- u shpreh Bushati.

Ministri i Jashtëm shqiptar ka pohuar se inkurajojnë dhe mbështesin vizitën e  Kotzias në Kosovë dhe në këtë drejtim do të mbështesin sipas tij njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur në një të ardhme sa më të afërt.

“Sfidat që ka sot Evropa i vë përballë sfidave të reja dy vendet tona, si çështja e sigurisë dhe kriza ekonomike, që nuk e kemi parë si një çështje që i përket vetëm Greqisë’- u shpreh Bushati.

Ndërsa kryediplomati grek,  Nikos Kotzias  e ka nisur fjalën e tij me një vlerësim për emigrantët shqiptarë. “Dua të filloj nga shqiptarët që jetojnë në Greqi, pasi ne jemi me fat që kemi bashkëqytetarë të tillë të cilët janë njerëz me kulturë dhe me frymë bashkëpunimi”

Nikos Kotzias ndër të tjera u shpreh se: “Shqipëria është një pjesë e Europës, një pjesë e Ballkanit, është një partner strategjik dhe një fqinjë strategjik. Çdo gjë që ndodh në Ballkan duhet të përfshijë edhe Shqipërinë. Kemi një politikë të integrimit dhe jo të mënjanimit dhe të dyja vendet duhet të luajnë një rol stabilizues në këtë zonë dhe jetojmë në një trekëndësh të pa qëndrueshëm dhe duhet të stabilizojmë mjedisin tonë dhe të përcjellim valë qëndrueshmërie. Bashkëpunimi jonë është i rëndësishëm për të gjithë Europën Juglindore. Kemi nënshkruar disa marrëveshje me dhe në të ardhmen do të nënshkruajmë  më të rëndësishme, ku mund të jetë një memorandum i rishikuar i miqësisë.”

Kryediplomati grek ka mbajtur qëndrime se problemet ekzistojnë që ato të zgjidhen, duke vlerësuar se kjo vizitë dhe ajo e Bushatit në Athinë do të përbëjnë hapa të mëdhenj bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve.

Ndërkohë edhe Bushati ka mbajtur qëndrimin se ka ardhur momenti të hidhen hapa të rinj për rishikimin e traktatit të miqësisë për të zgjidhur problemet konkrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button