Zaev për “Monstrën”: U kemi dhënë përgjigje familjarëve

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se Prokurori Special do të zbatojë hetim për përmbajtjet, dëshmitë dhe argumentet nga bisedat e përgjuara telefonike. Sipas tij, në rast nevoje do të jenë transparent edhe për rastin “Monstra”.

“Në pjesën e transparencës, gjithsesi për të ndihmuar proceset gjyqësore, ne qëndrojmë plotësisht në dispozicion. Edhe avokatët morën përgjigjen e të dënuarve me shqiptim të dënimit nga Gjykata Themelore, por edhe familjet e të vrarëve morën përgjigje nga ne. Më e rëndësishme është që do të kemi prokuror publik të pavarur, i cili do të mund të procesojë gjithçka që do të jetë në interes të së vërtetës për Maqedoninë”- tha Zaev, transmeton RTVM.

Sipas komisionerit Han, marrëveshja e 15 korrikut hap të gjitha mundësitë për vazhdimësinë e rekomandimeve për negociata me Bashkimin Evropian. (Sanije Kasami, TVM2)

Lajme të ngjashme

Back to top button