Milionerët e Bundesligës ofertë Gashit

Shkëlzen Gashi pritet ta bëjë një hap të madh në karrierë gjatë kësaj vere. Golashënuesi më i mirë i Zvicrës, po kërkohet nga Borussia Dortmund, raporton “Fussballinfos.ch”.

Sipas këtij portali, reprezentuesi i Shqipërisë shihet si pasardhës i Ciro Immobiles, i cili u huazua te Sevilla.

Me largimin e italianit në La Liga, trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel po punojnë për të blerë një tjetër sulmues dhe drejtuesit e Dortmundit e kanë përqendruar vëmendjen pikërisht te Gashi.

Ai aktualisht është i lumtur te Baseli dhe ka një kontratë që e lidh me kampionët e Zvicrës deri në vitin 2018, por kur bëhet fjalë për një skuadër si Borussia e Dortmundit çdo futbollist do të tundohej nga një kalim i mundshëm në “Signal Iduna Park”, përfshirë këtu edhe Gashin.

Lajme të ngjashme

Back to top button