Recension: Qytetarë kini kujdes, mafie e rrezikshme shëtitet nëpër qytet – do të shtangeni ku do ta lexoni se çka bëjnë

Media i drejtohet opinionit të vendit të publikohet. Ose, zakonisht është kështu. Në të kundërtën, nëse dëshiron të lexohet edhe jashtë kufinjve të Maqedonisë, do të duhej të kishte edhe versione në gjuhën e vendit ku pretendon të paraqitet. Përndryshe, cila është logjike që ju në maqedonisht t’i informoni lexuesit në Serbi se një mafi e rrezikshme “bën kërdi” nëpër rrugët e Beogradit? Dhe e kundërta, cila është logjika që qytetarëve të Maqedonisë t’u tërhiqet vërejtja se ndonjë mafi në Beograd është e rrezikshme për qytetarët? Përveç nëse qëllimi nuk është vetëm sa të informohet, siç është rendi. Mirëpo, këtu disa gjëra janë ngatërruar, mirëpo nuk dihet a janë njerëzit ose shtetet.

recenzija mafija BelgradLinku deri te artikulli origjinal: Qytetarë kini kujdes, mafie e rrezikshme shëtitet nëpër qytet – do të shtangeni ku do ta lexoni se çka bëjnë

Data dhe koha e publikimit: 03.07.2015, 17:16

Data e recensionit: 09.07.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Përveç asaj se teksti i ka ngatërruar “tenxheret” për atë se kujt i drejtohet, nëse e recensojmë si tekst që ka logjikë të publikohet dhe t’i paralajmërojë qytetarët e Maqedonisë, ka, poashtu, shumë dobësi. Artikulli është i zbrazët, pa detaje, pa momente konkrete për atë se cila është kjo mafi, ku qarkullon më së shumti, cili është qëllimi i saj, sa njerëz ka…

Nuk ka as deklaratë nga Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë që të konfirmohet lajmi.

Nëse veçmë kanë dashur që lajmin ta publikojnë edhe te ne, kanë mundur së paku të paraqiten në Ministrinë për Punë të Brendshme të Maqedonisë dhe të pyesin se a ka ndonjë lidhje me nëntokën e Maqedonisë. Atëherë, së paku do të kishte ndonjë logjikë që të publikohet ky tekst.

Artikulli vetëm në mënyrë të rrejshme mund të shkaktojë panik në Maqedoni, për shkak se nuk është theksuar se për çka bëhet fjalë. Gjithsesi kjo është bërë me paramendim, mirëpo kështu nuk punohet në gazetarinë profesionale. Gjithçka tjetër nuk ka nevojë të komentohet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button