I akuzuari ka të drejtë të shpjegohet

[Recension: Dibra në rrëmujë në kohën e ardhjes së kurbetçarëve, Lata po reklamohet]

Lajmet që përfshijnë dy palë në një tekst ndërkaq publikojnë vetëm pozicionin e njërës palë kur tjetra akuzohet janë lajme jo të plota, të njëanshme e shpesh edhe të pasakta. Gazetarët duhet të përpiqen të garantojnë që palëve të përfshira në një tekst t’u jepet mundësia për të sqaruar pozicionin e tyre.

download (3)Linku deri te artikulli origjinal:Dibra në rrëmujë në kohën e ardhjes së kurbetçarëve, Lata po reklamohet

Data dhe koha e publikimit: 09.07.2015

Data e recenzionit: 10. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë ka të bëjë me reagimin e qytetarëve / kurbetçarëv të Dibrës, siç thuhet në tekst, në lidhje me rrëmujën që është shkaktuar në qytet. “Rrëmujë, pluhur dhe kaos i paparë. Nuk na dilet për t`u shëtitur dhe ikim në Strugë”, thotë për INA një dibran i sapoardhur nga kurbeti.”

Më pas gazetari ka kritikuar komunën dhe kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Lata. “Komuna nga ana tjetër, reklamohet për çdo ditë në rrjetet sociale se po kryhen punët. Kohë më parë autoritetet e kësaj komune u kritikuan për mungesë transparence për tenderin dhe formën e shpallur për ndërtimin e sheshit.” Ai më tej shkruan se Kryetari i komunës, Ruzhdi Lata gjithashtu është një nga promotorët dhe reklamuesit më të mëdhenj të punimeve. “Ai herë pas here është shfaqur në shesh dhe në stilin e liderëve komunist shfaqej me mjetet e punës, për të treguar aftësitë e tij edhe në këtë profil mjeshërie.”

Megjithatë, në tekst nuk qëndron prononcimi i institucionit të komunës apo kryetarit të saj në lidhje me çështjen për të cilën janë ankuar qytetarët dhe për të cilat teksti ngre akuza. Gazetari në këtë rast është thirrur në papërgjegjshmërinë e institucioneve kompetente mirëpo nuk ka kërkuar shpjegim, apo qëndrim nga këto institucione. Personi i kritikuar duhet të ketë gjithnjë të drejtën të justifikojë vetveten dhe të shpjegohet. Mediet gjithmonë në një tekst gazetaresk duhet të kenë dy palët. Në rast se pala e dytë nuk dëshiron të prononcohet, gazetari duhet t’ia bëjë me dije publikut se e ka bërë këtë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button