Dogana demanton: Nuk po furnizohemi me pajisje për përgjim

Dogana e R. së Maqedonisë sot demantoi se po furnizohet me pajisje përgjimi.

“Lidhur me informatat për furnizim të mundshëm të pajisjes për përgjim, Doganat e R. së Maqedonisë njoftojnë se për momentin nuk bëhet kurrfarë furnizimi me këtë lloj të pajisjes”, thuhet në njoftim.

“Uikiliks” dje publikoi e-maila që mund të kërkohen e që tregojnë se Doganat e Maqedonisë përmes kompanisë “Navajo Technologies” tentojnë të marrin pajisje për ndjekjen e komunikimeve nga kompania “Hacking Team”.

Të dhënat për komunikimin elektronik për furnizim me pajisje vijnë në kohë kur vendi po lëkundet nga kriza politike e që filloi me publikimin e bombave të opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button