Europa i thotë “po” Greqisë

Presidenti i BE-së, Donald Tusk njoftoi sot se liderët e Eurozonës kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. “Eurosamiti ka arritur unanimisht një marrëveshje. Të gjithë gati për programin e ESM (Mekanizmi i Emergjencës së Stabilitetit) për Greqinë, me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk në “Twitter”. Ai do të mbajë më vonë një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e marrëveshjes.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde e quajti marrëveshjen një “hap të mirë për të rindërtuar besimin”, transmeton “Bloomberg TV”.

Më herët, kryeministri i Maltës konfirmoi në “Twitter” se liderët e Bashkimit Europian kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. Edhe Kryeministri belg, Charles Michel ka postuar në profilin e tij, duke njoftuar se marrëveshja është arritur.

Marrëveshja u arrit mëngjesin e sotëm në Bruksel, pas një samiti maratonë, të nisur pasditen e djeshme. Tashmë, duhet të presim në vijim për të parë se çfarë kushtesh janë vendosur para Kryeminstrit grek, Aleksis Cipras. Ia ka dalë ai të rezistojë ndaj përfshirjes së FMN-në në një program të tretë ndihme? E ka lëshuar Eurozona kërkesën se asetet greke në vlerën 50 miliardë dollarë duhet t’i lihen një fondi të huaj? A do ta përfshijë deklarata kërcënimin për një “largim të përkohshëm” nga Eurozona? /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button