Viktoria Nuland për vizitë në Maqedoni

Zv/sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland fillon takimet zyrtare sot në Maqedoni duke takuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti në Ambasadën Amerikane në Shkup.

Më pas, Nuland takon liderin e LSDM-së Zaev, MPJ Popovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Vizita e Nuland është pjesë e turit të saj Ballkanik pasi vizitoi Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, dhe përfundon vizitën e saj në Shqiperi.

Një ditë më pas, pra të martën, në Shkup zbret edhe komisari për zgjerim Johanes Han, në përpjekjen për të zhbllokuar krizën politike në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button