Mjegull në luginat dhe pasdite kushte për shi

Në fushëgropat dhe luginat e lumenjve në mëngjes ka paraqitje të mjegullës.  Pasdite gradualisht do të rritet dukshmëria dhe do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. 

Nga Drejtoria për punë metereologjike informojnë se sot moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe relativisht ngrohtë. 

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej zero deri në nëntë, ndërsa e ditës do të rritet prej 18 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paraditet pritet të ketë mjegull, ndërsa në orët e pasdites do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Në dy ditët në vijim do të jetë mot stabil dhe i thatë me mjegull nëpër fushëgropa të caktuara dhe lugina lumore, ndërsa në pjesën veriperëndimore do të ketë kushte për rritjen e vranësirave dhe për shi të shkurtër. Rritje më e madhe e vranësirave pritet nga dita e martë kur në më shumë vende në Maqedoni do të ketë reshje lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button