Vetëm për 10 ditë, 6 aksidente të rënda, banorët shprehin shqetësimin e tyre

6 aksidente të rënda për vetëm 10 ditë, në rrugën Tetovë-Pirok pranë vendbanimit të Reçicës së Madhe. Aksidentet shkaktohen nga njerëz të papërgjegjshëm për shkak të vozitjes së shpejtë dhe të pakontrolluar, duke mbajtur në panik kështu edhe banorët e këtij fshati . Banorët shprehen se nuk ndihen të sigurt, dhe një gjendje e tillë, nuk iu mundëson lëvizjen e lirë të fëmijëve dhe personave të moshuar, transmeton Alsat-M.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit ka kërkuar nga sektori i punëve të brendshme dhe nga Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” që të vendosin sa më shpejt sinjalizimet me kufizim të shpejtësisë, si dhe patrullime më të shpeshta nga policia në këtë rrugë.

Ndërkaq Sektori i Punëve të Brendshme iu përgjigj kërkesës shumë shpejt, duke nxjerrë në terren ekipe të policisë me radarë,  që tani e tutje do të frekuentojnë rregullisht këtë rrugë.

Rruga nuk ka qenë asnjëherë e pajisur me sinjalizim vertikal, gjë që i legjitimon drejtuesit e automjeteve të vozisin pa kontroll. Rruga frekuentohet nga dhjetëra fshatra si të Tetovës, po ashtu edhe të Gostivarit, për një arsye më shumë, për t’iu shmangut pagesave rrugore në autostradë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button