Kriza greke, ministrat e Financave do të mbajnë një takim tjetër para Samitit të BE-së

Minstrat e Financave në Bruksel pas një takimi prej 8 orësh pa një rezultat përfundimtar njoftohet se do të mbajnë një takim tjetër para Samitit të BE-së, njoftojnë mediat evropiane. Kryetari i Eurogrupit dhe Ministri hollandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, në një deklaratë të shkurtër pas takimit tha ”folëm thellësisht për çështjen e Greqisë. Diskutuam çështjet e kredibilitetit dhe të sigurisë. Është shumë e vështirë, por pëpjekjet vazhdojnë ende”.

Greqia e cila nuk ka arritur ende të përmirësojë ekonominë e saj me 2 paketat e shpëtimit prej 240 miliardë eurosh të marra në 5 vitet e fundit kërkon një paketë të tretë nga kreditorët me 53.5 miliardë euro për tre vjet. Reforma e pensioneve të premtuara nga Greqia dhe refomat e tjera të cilat përfshijnë një sërë masash të tjera shtënguese si rritja e taksave dhe privatizimet cilësohen si të vonuara dhe të pamajftueshme.

Liderët e Eurozonës të cilët u mblodhën në Bruksel ditën ë martë pas refuzimit me referandumin e mbajtur me 5 korrik në Greqi të kushteve të kreditorëve për një paketë të re shpëtimi i kishin njohur një afat 5 ditorë Athinës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button