11 persona të lënduar në 10 aksidente brenda 24 orëve në kryeqytet

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar në 10 aksidente të evidentuara në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit. Dy këmbësorë dhe një udhëtar në autobus kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa të tjerët lëndime të lehta trupore.

Nga 10 aksidentet e evidentuara, katër janë me pasojë të dëmit material dhe tre me lëndim të lehtë trupor në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tre shoferë të automjetit motorik, dy bashkudhëtarë dhe një shofer i motoçikletës.

Janë regjistruar edhe tre aksidente me pasojë të lëndimeve të rënda trupore. Njëri ka ndodhur në orën 07:00 në rrugën “Bulevardi jugor” midis një automjeti të udhëtarëve “fiat punto” dhe një këmbësori në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori. Aksidenti i dytë ka ndodhur në orën 12:435 në rr. “11 Tetori” në të cilin një autobus i NTP “Shkup” kishte frenuar shpejt me ç’rast dy udhëtarë në autobus kanë rënë dhe njëri ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri lëndime më të lehta. Aksidenti i tretë ka ndodhur në orën 13:20 në rr. “Radishanska” midis një motoçiklete dhe një këmbësori në të cilin këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i motoçikletës lëndime të lehta.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetinnën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të patentës së shoferit, nëntë shoferë nuk kanë poseduar patentë shoferi, si dhe shtatë shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular derisa kanë qenë duke drejtuar automjetin. Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të motoçikletave të vogla të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në kuadër të projektit “Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “11 Tetori”, objektin “Çair”, e cila gjendet në rajonin e komunës së Butelit.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme kështu që pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button