Në shesh të Tetovës, u organizua Mbrëmja Kuranore me lexues nga Turqia

Mbrëmë, në shesh të qytetit të Tetovës, Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë organizoi Mbrëmjen Kuranore.

Në fillim të kësaj mbrëmjeje fjalë rasti pati nënkryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Hasan Baftijari, i cili përshëndeti të pranishmit, falenderoi mysafirët si dhe shkurtimisht foli edhe për vlerën e këtij muaji.

Hafëzllarët e kësaj mbrëmjeje, Mustafa Ozxhan Guneshdodu, Ahmet Tajar dhe Xhihad Kodal, mysafir nga Republika e Turqisë, grumbulluan në shesh të qytetit një numër shumë të madh qytetarësh e përcollën kështu emocione të shumta me këndimin e tyre.

Mbremja Kuranore - Tetove
Mbremja Kuranore – Tetove

Tashmë, në Tetovë është bërë traditë organizimi i Mbrëmjes Kuranore nga Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, por sivjet e veçanta ishte prezenca e mysafirëve, të njohur si lexues të shquar.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button