Kompania Kineze e ka gati telefonin me dy ekrane!

UMi është një kompani kineze që nuk njihet shumë në vendet perëndimore. Kompania ka prezantuar disa telefona inteligjentë interesantë, si UMi Iron, i cili përmban një skaner të irisit të syrit, ka trup prej metali 7.9 mm të hollë dhe bateri me kapacitet 3350 mAh.

UMi do të prezantojë së shpejti një tjetër telefon inteligjent, i cili mund të tërheqë vëmendjen tonë. Telefoni, i quajtur UMi Zero 2, ka dy ekrane: njëri ekran në anën ballore dhe ekrani tjetër me letër elektronike në anën e pasme.

UMi ka zbuluar foto të këtij telefoni inteligjent, ku shihet ekrani me letër elektronike në anën e pasme, si dhe kamera me blicin LED. Në pjesën ballore shihet softueri Android Lollipop, si dhe një buton poshtë ekranit. Duke gjykuar nga emri, UMi Zero 2 do të jetë pasardhësi i Umi Zero, i cili u prezantua vitin e kaluar dhe ofron veçori shumë të mira.

Deri tani vetëm telefoni inteligjent YotaPhone 2 ka dy ekrane – ekrani kryesor 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, dhe ekrani dytësor me letër elektronike 4.7 inç me rezolucion 540 x 960 pikselë.

Lajme të ngjashme

Back to top button