Arsyet se pse nxehet celulari

Nxehtësia te pajisjet teknologjike është armiku i vetëm i baterisë. Më poshte janë dhënë disa arsye se pse nxehen pajisjet dhe mënyra që ju duhet të ndiqni në lidhje me përmirësimin që mund të bëjmë për to.

Nxehja e vogël e ndonjë pajisje është normale, ajo është efekt i pashmangshëm i mbushjes, shkarkimit, përpunimit dhe ndriçimit në ekran.

Prekeni me dorë kabllon hyrëse HD të pajisjes TV ose një kuti kabllore – ose prekeni pjesën e poshtme të laptopit, të gjitha gjenerojnë nxehtësi.

“Nxehtësia është vrasësi i baterive,” thotë Isidor Buchmann, CEO i kompanisë ‘Cadex Electronics’, e cila teston bateritë e pajisjeve. Sipas një studimi që ai zhvilloi rezulton se një bateri litiumi e mbushur me rreth 40% energji në një temperaturë reale prej 30 gradë do të fillojë të humbë 15% të kapacitet qysh në fillim.

Disa nga shkaqet që bëjnë që celulari juaj të nxehet më shumë se ç’duhet janë; sinjali i dobët, puna intensive me të dhe përdorimi i tij kur është i vendosur në prizë gjatë mbushjes së baterisë.

Ndër të tjera një rol në nxehjen e telefonit kanë dhe kasat e tij. Për të parë nëse faji është i tyre mjafto që ju ta lini një ditë pa kasa dhe shihni nëse do të ketë efekt për të mirë.

Gjithashtu ekspertët këshillojnë që të mos e përdorni celularin në momentin që ai është në karikim, vndoseni të karikohet vetëm kur bateria është afër fundit dhe më pas ta hiqni nga priza vetëm kur bateria të jetë plot.

Nëse problemi vazhdon, kontrollojeni atë tek një servis celularësh ose ngrohja ekstreme do të bëjë që bateria e celularit të ‘eksplodojë’.

Lajme të ngjashme

Back to top button