Këpucët që ndryshojnë ngjyrën në bazë të veshjes

Përmes një aplikacioni të vendosur në smartfonë, do të bëhet e mundur që këpucët të ndryshojnë ngjyrën dhe dizenjon në bazë të shijeve.

Rehabstudio, një studio zhvilluesisht londineze ka menduar për “Shift Sneakers”, këpucët e gjimanstikës që janë në gjendje të shfrytëzojnë të rejat e fundit për veshjet hi tech. Kështu, nëse ble një palë do të kesh në dispozicion mijëra të tjera për ti veshur e përshtatur pa kufi.

Atletet bëhen nëpërmjet copash përçuese, reaktive dhe që lidhen me një ekran mini led. Aplikacioni, në fakt, është menduar si një dyqan ku ble paketë dizenjosh dhe ngjyrash.

Nëse kërkoni ti përshtasni me veshjen, mjafton të bëni një foto të veshjes dhe këpucët do ta gjejnë vetë tonalitetin e duhur për një kombinim perfekt.

Lajme të ngjashme

Back to top button