Adili largohet nga Shkëndija, pritet rikthimi te Shkupi

Mbrojtësi i ri shkupjan Mevlan Adili nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi. Ka qenë vetë futbollisti që ka kërkuar largimin, duke ditur se nuk gjente shumë hapsira për të luajtur. Lëvizijet e fundit në afatin kalimtar dhe pretendimet e kryesisë për të përforcuar akoma më shumë skuadrën në repartin defanziv, kanë bërë që Adili të kuptojë se do të jetë edhe më e vështirë për të siguruar një vend në formacionin bazë.

Mevlan Adili te Shkëndija erdhi në afatin kalimtar të janarit, me disa ndehsje të luajtura në sezonin pranveror.

KF Shkëndija me këtë rast falenderon përzemërsisht Mevlan Adilin për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës. Sipas infomarcioneve që përfliten, Adili me shumë mundësi do të bashkohet me skuadrën e Shkupit në Ohër për të vazhduar përgatitjet dhe për të veshur përsëri fanellën bardhekaltër. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button