Në Shkup gjatë fundjavës 28 aksidente, karrotreci ka larguar 81 automjete

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e Policisë së trafikut është kryer ekspertizë e gjithsej 28 aksidenteve në komunikacion.

Të premten, më 3 korrik, është kryer ekspertizë në gjithsej 13 aksidente rrugore. Prej tyre, tetë janë me pasojë të dëmit material, katër janë me pasojë të lëndimeve trupore dhe një me pasojë të lëndimit më të rëndë trupor, i cili ka ndodhur në orën 15:00 në rr. “Mostarska” në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Të shtunën, 4 korrik, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente rrugore. Prej tyre, tre janë me pasojë të dëmit material, katër me pasojë të lëndimit trupor dhe një me pasojë të lëndimi të rëndë trupor i cili ka ndodhur në orën 22:00 në udhëkryqin nga rr. “Londonska” dhe rr. “Prashka” në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i motoçikletës së vogël.

Të dielën më 5 korrik, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente rrugore. Prej tyre, tre janë me pasojë të dëmit material dhe katër me pasojë të lëndimeve trupore.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë e vdekjes së një personi. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:30 në rrugën lokale nga fshati Sfillare për në fshatin Rashçe në të cilin një person, fëmijë i moshës tre vjeçare e ka humbur jetën. Në këtë aksident midis automjetit “opel korsa” me regjistrim të Shkupit të drejtuar nga një banor i fshatit Rashçe dhe automjetit transportues “ford transit”, i drejtuar nga një banor i fshatit Kopanicë si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra iu nënshtrua një bashkudhëtar, ndërsa një bashkudhëtar tjetër i moshës pesë vjeçare dhe shoferi i automjetit kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë janë zbukuar dhe sanksionuar 30 drejtues automjetesh të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet. Njëzetë e pesë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, 36 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular gjatë kohës së drejtimit të automjetit dhe pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së trafikut janë larguar 81 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në kuadër të projektit “Kultura e komunikacionit për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi”, i cili gjendet në lagjen Pripor.

Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button